Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka deklaruar nga Korça se dhuna e shfaqur gjatë protestave në Shqipëri ka qenë shqetësuese dhe ka shokuar palën holandeze. Gjatë një prononcimi për mediat, pas një takimi me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, me fokus lirinë e medias, diplomatja u ndal te vlerësimi i Komisionit Europian për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe protestat qytetare. Monster theksoi se raporti i progresit evidenton arritjet e Shqipërisë, por edhe çështje që kërkojnë më shumë vëmendje dhe punë, veçanërisht liria e medias dhe e shprehjes. Ajo nënvizoi se protestat janë një e drejtë themelore, ndërsa dhuna është e papranueshme dhe ka shkaktuar habi e tronditje. Pyetje: Cili është opinioni juaj për vlerësimin e Komisionit Europian për lirinë e...
Burimi:
javanews.al