Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Takimi është fokusuar te forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Delegacioni i BE-së në Tiranë bëri të ditur se Moreira de Sousa rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për një SPAK të pavarur dhe efikas. “Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në njoftim. Pas takimit, ambasadorja e re e BE-së deklaroi se mbështetja për Prokurorinë e Posaçme do të vijojë...
Burimi:
javanews.al