Ambasadorja e BE-së takon kreun e KLGJ-së: Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, në themel të reformës në drejtësi!
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rolin e KLGJ-së në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në takimin tim të parë me Kryetarin Ilir Rusi, theksova se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit mbeten në themel të reformës dhe janë thelbësore për një sistem drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut”, shkroi ambasadorja e BE-së. Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vijojë bashkëpunimin me KLGJ-në...
Burimi:
gijotina.com