Ambasadorja e BE-së “shuplakë” socialistëve: Kuvendi nuk duhet të miratojë ligje pa konsultim!

Ambasadorja e BE-së “shuplakë” socialistëve: Kuvendi nuk duhet të miratojë ligje pa konsultim!

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka kërkuar që procesi i hartimit dhe miratimit të ligjeve në Shqipëri të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Gjatë takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, ambasadorja theksoi se shpejtësia e miratimit të ligjeve, në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në BE, nuk duhet të vihet mbi mbikëqyrjen parlamentare dhe procesin publik e transparent. Sipas saj, reformat mund të japin rezultat kur ligjet hartohen në mënyrë të mirë dhe pas një procesi të plotë konsultimi me grupet e interesit. “Gjithçka fillon me ligje të mira, duhet të ketë konsultim kuptimplotë para se miratohen”, është shprehur ambasadorja. Ajo nënvizoi se reformat që lidhen me Bashkimin Evropian prekin çdo aspekt të jetës së...