Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë jep një mesazh pozitiv për ecurinë e vendit në rrugën drejt integrimit, por njëkohësisht evidenton fusha ku nevojiten reforma dhe përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit. Pas dorëzimit të progres-raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian. Ambasadorja theksoi se mbeten sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit, fusha për të cilat kërkohen reforma dhe masa të mëtejshme në përputhje...