Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. “Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e urova përzemërsisht për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj të larta në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.Gjatë takimit, rikonfirmova mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën, në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik. Me konsolidimin dhe funksionalizimin e institucioneve, Kosova do të hapë një kapitull të ri përparimi, zhvillimi dhe mirëqenieje për qytetarët e saj.Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës, në çdo hap të rrugëtimit të saj drejt së ardhmes evropiane”, shprehet Malaj.
Burimi:
kohajone.com