Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ka komentuar nga Pogradeci protestat në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm nevojat dhe shqetësimet e tyre. Sipas tij, protestat duhet të shërbejnë si një mesazh për qeverinë, e cila duhet të jetë e vëmendshme ndaj asaj që kërkojnë qytetarët. Kramariç ndodhet në Pogradec në kuadër të një projekti të zhvilluar nga Ambasada e Kroacisë në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është prezantimi i përvojës së Kroacisë në hapat përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe përgatitja e brezit të ri për këtë proces. Ambasadori vlerësoi të rinjtë shqiptarë, duke u shprehur se ata janë të arsimuar dhe të gatshëm të marrin përgjegjësi në ekonomi...
Burimi:
gijotina.com