Ambasadori Eric Wendt mbërrin në Tiranë, nis kapitulli i ri i diplomacisë amerikane

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në Tiranë, nis kapitulli i ri i diplomacisë amerikane

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, për të nisur misionin e tij diplomatik. Ardhja është në një moment ku politika aktuale është me ngjarje të forta, si skandali në SHISH, protesta dhe zyrtatë në pranga. Wendt mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të protokollit shtetëror dhe të Ambasadës Amerikane. Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP, ai u nis drejt Tiranës, ndërsa automjeti me flamurin amerikan u drejtua fillimisht për në selinë e Ambasadës së SHBA-së në Rrugën e Elbasanit. I emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, Wendt ka përcaktuar gjatë dëgjesës së tij në Senatin amerikan katër fusha kryesore ku synon të përqendrojë mandatin...