Ambasada Kineze mbështet sportin dhe kulturën në Elbasan, bashkëpunim për pajisje sportive dhe zhvillimin e ping-pongut

Ambasada Kineze mbështet sportin dhe kulturën në Elbasan, bashkëpunim për pajisje sportive dhe zhvillimin e ping-pongut

Në vijim të vizitës së saj në Elbasan, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Kulturës dhe Sporteve, Artin Kovaçi, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetja për zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytet. Gjatë takimit, Ambasadorja shprehu mbështetjen e Ambasadës Kineze për Drejtorinë e Përgjithshme të Kulturës dhe Sporteve, duke bërë të ditur gatishmërinë për të kontribuar me pajisje sportive, veçanërisht për disiplinën e ping-pongut. Kjo mbështetje synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e kësaj disipline, si dhe për nxitjen e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet sportive. Bashkëpunimi në fushën e sportit dhe kulturës shihet si një tjetër mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes Elbasanit dhe Kinës, duke...