Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të personave apo agjencive që premtojnë sigurimin e vizave amerikane kundrejt pagesave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka paralajmëruar të gjithë aplikantët për viza që të mos i besojnë personave të tretë që pretendojnë se mund të ndikojnë në procesin e pajisjes me vizë, duke theksuar se shumë prej këtyre rasteve kanë si qëllim përfitimin e parave nga qytetarët. Selia diplomatike nënvizon se agjencitë apo individët që ofrojnë “garanci” për marrjen e një vize shpesh synojnë vetëm përfitime financiare dhe jo dhënien e këshillave të sakta për aplikuesit. Në mesazhin e saj, ambasada u ka bërë thirrje...