Alfa Romeo zbulon konceptin Cuorerosso, një GT me katër dyer dhe motor V6

Alfa Romeo zbulon konceptin Cuorerosso, një GT me katër dyer dhe motor V6

Panairi i automobilave në Paris i vitit 2026 do të jetë skena ku prodhuesi italian Alfa Romeo do të shfaqë modelin e ri Cuorerosso. Sipas raportimit të Telegrafit, koncepti vjen me katër dyer, katër ulëse dhe, të paktën në formën aktuale, një motor tradicional me benzinë. Në vend të një SUV tjetër, Alfa Romeo po përgatit një hap të ri në historinë e saj përmes këtij koncepti sportiv GT, i cili bashkon dizajnin italian, performancën dhe potencialin për elektrifikim. Përmes Cuorerosso-s, Alfa Romeo synon të paralajmërojë gjuhën e ardhshme të dizajnit dhe të sugjerojë se si mund të evoluojnë modelet sportive në një treg që po lëviz me shpejtësi drejt elektrifikimit. Alfa Romeo e cilëson konceptin si një manifest “multi-energy”, që do të thotë se...