Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota, 16 kundër! Vijon kriza për Presidentin

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota, 16 kundër! Vijon kriza për Presidentin

Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Deputetët kanë zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Haxhiu mori 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj. Seanca konstituive është kryesuar nga Avni Dehari, ndërsa në rendin e ditës vijon edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Zgjedhja e Haxhiut vjen pas një periudhe të gjatë ngërçi politik, gjatë së cilës Kuvendi nuk arriti të përfundonte procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues. Afati 30-ditor kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte zhvilluar një ditë më vonë. Vazhdimi i seancës u thirr pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me...