Albin Kurti vlerëson regjisorin Visar Morina dhe filmin “Shame and money”

Albin Kurti vlerëson regjisorin Visar Morina dhe filmin “Shame and money”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar regjisorin Visar Morina dhe filmin e tij “Shame and money”, duke treguar se të dielën i ka ndarë çmimin e më të mirit në PriFest, ndërsa së fundi e ka pritur në Zyrën e Kryeministrit. Kurti ka shkruar në Facebook se Morina, nga Çikatova e Vjetër e Drenasit, ku forcat serbe ia vranë disa familjarë në prill të vitit 1999, ka arritur në Berlin të Gjermanisë dhe është bërë një nga regjisorët më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar. “Të dielën pata nderin t’ia ndaj çmimin e më të mirit në PriFest për filmin ‘Shame and money’, ndërsa të martën bashkë me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës,...