Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë sipas të cilës Shqipëria do të përfitonte automakisht çdo benefit që do të merrnin Greqia dhe Italia, dy vendet e tjera ku kalonte tubacioni i gazsjellësit. Pak vite pasi përfundoi ndërtimi i gazsjellësit, qeveria greke e Tziprasit ringecioi marrëveshjen me TAP dhe si rezultat arriti të merrte menaxhimin e operacioneve të gazsjellësit në territorin e saj, përmes kompanisë publike DEPA. I njëjti përfitim i takonte automatikisht edhe Shqipërisë. Për shkak se Shqipëria nuk kishte shoqëri me ekspertizë që mund të menaxhonte operacionet e gazsjellësit, qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë kompanisë italiane SNAM. Si rezultat në fund të vitit 2018, u themelua shoqëria Albanian Gas Service kompani, si një...
Burimi:
sot.com.al