Alban Bala: Je më e mirë se në ëndrrën time, ta dish!
Poezi nga Alban Bala Je më e mirë se në ëndrrën time,Je me bukur,Tash edhe në ëndrra më merr malli për ty. Nuk është se ti mungon,Po kur nuk je-as unë nuk jam dot aty. Je rrezja e diellit që më përshkon si mjegullën,Jam gjurma jote prej drite.Ti nuk ke faj… Flutrat kurrë s’e dinëSa të bukura janë, sa të rralla. Je prizmi i syve të mi të përmallurPa ty nuk ka ngjyra! Drita zbret e bardhëDhe e padukshme, si ajri. Je më e mirë se në ëndrrën time, ta dish!Ti je një përrallë,Që zemra e dëgjon gjithmonë për herë të parë,Dhe rri zgjuar gjithë natën. ObserverKult Lexo edhe: ALBAN BALA: SONTE TË PASHË NË RRUGË, NË ÇDO FYTYRË… Sonte të pashë në rrugë. Ishe...
Burimi:
kultplus.com