Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin
Alarmoi policinë duke njoftuar se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 47-vjecarin. Prokuroria kërkoi masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë, Mandi Jatagani ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet polistiren nga shkollat, që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë. Ai u arrestua nga hetuesit e Antiterrorit për veprat “Përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Burimi:
javanews.al