Alarmi për murtajën në Rusi/ Trump: SHBA të gatshme të ndihmojë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA është e gatshme të ndihmojë Rusinë pas alarmit shëndetësor në Siberi, ku një punonjëse e një instituti kërkimor kundër murtajës ka humbur jetën nga një pneumoni e rëndë. “Jam i shqetësuar”, tha Trump, duke iu referuar rrezikut të murtajës pneumonike. Rasti ka ngritur dyshime për një ekspozim të mundshëm ndaj bakterit Yersinia pestis, shkaktari i murtajës, pasi 28-vjeçarja Darya Shipilova punonte në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk. Rreth 200 persona që kanë pasur kontakt me të janë vendosur nën vëzhgim mjekësor. Megjithatë, autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar rastin si murtajë. Sipas tyre, gruaja ka vdekur nga pneumoni me shkak të panjohur dhe analizat nuk kanë evidentuar deri tani lidhje me një incident laboratorik.
Burimi:
syri.net