ALARMI NGA UASHINGTONI/ Ish-ambasadori amerikan: Perëndimi ka dështuar me Serbinë
Një paralajmërim i fortë vjen nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, për politikën që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndjekur ndaj Serbisë. Murphy deklaron se strategjia e Perëndimit për ta afruar dhe transformuar Serbinë ka dështuar dhe se tashmë nevojitet një qasje e re ndaj Beogradit. Sipas tij, për vite me radhë Uashingtoni dhe Brukseli kanë besuar se nëse “rregullohet” Serbia, atëherë do të zgjidhen edhe problemet e Ballkanit Perëndimor. Por, sipas Murphy, kjo qasje nuk ka dhënë rezultat. Ish-ambasadori amerikan akuzon Serbinë se, pavarësisht investimeve dhe përpjekjeve të Perëndimit, ka vijuar politika që kanë cenuar stabilitetin rajonal, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, por edhe në Mal të Zi. Një tjetër kritikë e fortë lidhet me politikën e...
Burimi:
ntv.al