Alarmi analistit/ Ben Andoni: Kosova po dështon si shtet, Rusia dhe Kina do ta përdorin krizën

Alarmi analistit/ Ben Andoni: Kosova po dështon si shtet, Rusia dhe Kina do ta përdorin krizën

Analisti politik Ben Andoni ka ngritur shqetësimin për krizën institucionale në Kosovë, duke deklaruar se zvarritja e krijimit të institucioneve po e çon vendin drejt një situate të rrezikshme. Sipas Andonit, mungesa e një zgjidhjeje për konstituimin e institucioneve mund t’u japë argumente Rusisë dhe Kinës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vënë në pikëpyetje funksionimin e Kosovës si shtet. “Autoriteti rus dhe ai kinez do të kenë argumente për t’u thënë kolegëve të tyre që Kosova nuk bën dot institucione, Kosova nuk është shtet. Jemi drejt kësaj”, deklaroi Andoni. Ai paralajmëroi se zhvillimi i zgjedhjeve të reja nuk do të sillte domosdoshmërisht zgjidhje, por mund të prodhonte një tjetër krizë politike. Andoni e cilësoi situatën si veçanërisht shqetësuese,...