Alarm te Interi, zikaltërit mbeten pa trurin e mesfushës, Calhanoglu jashtë për superduelin me Romën

Alarm te Interi, zikaltërit mbeten pa trurin e mesfushës, Calhanoglu jashtë për superduelin me Romën

Goditje e rëndësishme për Interin përpara supersfidës me Romën. Zikaltërit do të zbresin në “Olimpico” pa një nga liderët e mesfushës, Hakan Calhanoglu. Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar një problem muskulor në aduktorin e kofshës së djathtë për mesfushorin turk, i cili kishte munguar edhe në ndeshjen ndaj Udineses. Calhanoglu iu nënshtrua ekzaminimeve në Institutin Klinik “Humanitas” në Rozzano, ndërsa Interi konfirmoi se gjendja e tij do të vlerësohet sërish në ditët në vijim. Por përballja e së shtunës ndaj Romës pritet ta gjejë Interin pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij. Në dyshim mbetet edhe John Stones, i cili u largua i dëmtuar nga fusha, ndërsa lajmet janë më pozitive për Federico Dimarcon. Edhe Lautaro Martinez pritet të jetë në dispozicion për supersfidën....