No Image Available

Alarm për mashtrimet bankare, SMS-të e rreme synojnë të vjedhin të dhënat e qytetarëve

Një skemë mashtrimi përmes mesazheve telefonike po synon qytetarët, duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë dhe pretendimin se llogaritë e tyre bankare janë bllokuar. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton se mesazhet përmbajnë lidhje që i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të falsifikuara, të cilat imitojnë faqet zyrtare të bankave të nivelit të dytë. Qëllimi i kësaj skeme është përvetësimi i të dhënave të kartave bankare dhe kodeve të verifikimit, përmes të cilave mashtruesit mund të tentojnë të kenë akses në llogaritë e qytetarëve. AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta që mbërrijnë përmes SMS-ve dhe të mos vendosin të dhënat e kartave apo kodet e sigurisë në faqe të panjohura. Çdo njoftim për bllokimin e një llogarie duhet...