Alarm për fondet e BE-së/ Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nga Plani i Rritjes

Alarm për fondet e BE-së/ Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse vendi vazhdon të mbetet pa institucione të formuara dhe funksionale.  “Ajo çka po ndodh dy vitet e fundit ka të bëjë me rrënim të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe procesit demokratik në Republikën e Kosovës. Edhe duke mos pasur institucione stabël, legjitime dhe legale, Kosova ka humbur shumë dhe do të humbet edhe më shumë në rast se vazhdon një situatë e tillë. Veçanërisht tek plani i rritjes i Bashkimit Evropian, fondet të cilat një pjesë e tyre janë donacione, dhuratë për Kosovën, që Kosova fatmirësisht i ka marrë për arsye që e konstituoi Kuvendin në vitin 2025 për aq sa jetoi ajo legjislaturë, 61 milionë euro, në ndërkohë ne rrezikojmë që të...