Alarm për bombë në Harvard, evakuohet zona pranë “Memorial Hall” dhe pezullohen linjat e autobusëve
Alarm është ngritur në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara, pas një kërcënimi për bombë në një prej ndërtesave të kampusit. Autoritetet u kanë bërë thirrje personave që ndodhen në zonë të qëndrojnë në ambiente të sigurta, ndërsa pjesa tjetër është udhëzuar të shmangë vendin. Kërcënimi lidhet me Memorial Hall, ndërtesë ku ndodhet Sanders Theatre, një prej sallave më të mëdha të leksioneve në Harvard. Pranë saj ndodhet edhe Annenberg Hall, salla e ngrënies që përdoret nga studentët e vitit të parë. Universiteti dërgoi një njoftim emergjence, duke kërkuar nga personat pranë ndërtesës të qëndrojnë në një vend të sigurt deri në një njoftim të dytë. “Ndiqni udhëzimet e oficerëve të policisë në vendngjarje. Prisni udhëzime të mëtejshme nga zyrtarët e universitetit”, thuhet në...
Burimi:
javanews.al