Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende
Katër avionë pasagjerësh në Evropë janë detyruar të kryejnë ulje emergjente ose të devijojnë drejt aeroporteve të tjera pasi janë përballur me kërcënime për bomba. Të gjitha fluturimet janë ulur të sigurta, ndërsa kontrollet nuk kanë zbuluar lëndë shpërthyese. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, autoritetet polake morën njoftime për kërcënime me bombë ndaj dy avionëve që udhëtonin drejt Varshavës. Bëhet fjalë për një fluturim të Scandinavian Airlines (SAS), i nisur nga Kopenhaga dhe një avion të kompanisë polake LOT i cili ishte nisur nga aeroporti Heathrow në Londër. Avioni i SAS u ul në aeroportin Chopin të Varshavës, ku iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë. Gjatë verifikimeve nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese. Për shkak të alarmit, një pistë e aeroportit u mbyll përkohësisht, por operacionet...
Burimi:
javanews.al