Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre. Rastet janë kryesisht në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, ku disa banorë janë paraqitur në urgjencë për të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve, pacientëve u është dhënë serum dhe ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital. Dyshimet e para lidhen me cilësinë e ujit të pijshëm në këto zona. Problematika dyshohet se mund të ketë nisur pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit me ujë. Ndërkohë, analizat e kryera në mostrat e ujit kanë evidentuar mungesë të klorit në dy prej tyre, ndërsa në mostrat e...
Burimi:
gijotina.com