Alarm në Pukë, zjarri në Malin e Tërbunit del jashtë kontrollit dhe i afrohet qytetit
Flakët shtrihen në një front prej më shumë se 12 kilometrash dhe përpijnë pyjet me pisha. Terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve tokësore, ndërsa autoritetet kërkojnë urgjentisht ndërhyrje nga ajri Situata e zjarreve në Malin e Tërbunit në Pukë ka hyrë në një fazë kritike. Flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe terreni i vështirë malor, janë përhapur me shpejtësi në një front prej më shumë se 12 kilometrash, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje të larta pishe dhe duke e kthyer situatën në një emergjencë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Rreziku tashmë nuk lidhet vetëm me dëmtimin e masivit pyjor. Zjarri po avancon në drejtim të lagjes Pezhvë, duke iu afruar zonave të banuara të qytetit të Pukës....
Burimi:
kohajone.com