Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë
Në Parlamentin grek pasditen e së dielës u ngrit, pasi një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit dhe paralajmëroi për vendosjen e një bombe në godinë. Sipas informacioneve të para, telefonuesi, një burrë, deklaroi se në Parlament ishte vendosur një bombë dhe paralajmëroi se do të ndodhte një shpërthim. Ai, megjithatë, nuk dha një orar të përcaktuar apo afat kohor për shpërthimin. Menjëherë pas telefonatës, në godinën e Parlamentit u mobilizuan autoritetet dhe nisën kontrollet nga njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe kontrollin e ambienteve. Sipas raportimeve, deri në këto momente nuk janë mbyllur rrugët përreth Parlamentit. Gjithashtu, nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë objekti të dyshimtë. Policia po heton nëse bëhet fjalë për...
Burimi:
javanews.al