No Image Available

ALARM NE MEDINE/ SULM PRANE XHAMISE SE PROFETIT

Një sulm me dron ndaj një stacioni të shpërndarjes së energjisë në qytetin e shenjtë të Medinës ka rritur ndjeshëm tensionet mes Arabisë Saudite dhe Huthëve të Jemenit. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deklaroi se stacioni Taibah, i cili furnizon me energji elektrike Xhaminë e Profetit në Medinë, u godit nga një dron mëngjesin e 29 shtatorit. Sipas autoriteteve saudite, një transformator doli jashtë funksionit, por rrjeti i përgjithshëm elektrik nuk u ndërpre dhe furnizimi i zonës nuk u prek. Koalicioni deklaroi se analiza e mbetjeve të dronit dhe hetimet e kryera në vendngjarje tregojnë për përfshirjen e Huthëve në planifikimin dhe realizimin e sulmit. Por Huthët e mohojnë akuzën saudite. Një burim ushtarak i grupit e cilësoi pretendimin si të fabrikuar dhe hodhi...