Alarm në Krastë të Krujës, rrezikohen rreth 20 banesa. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Një situatë shqetësuese është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe zonat e banuara. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të kodrës dhe po avancojnë në drejtim të banesave. Rreth 20 shtëpi raportohet se ndodhen në rrezik nga përhapja e zjarrit. Banorët shprehen të alarmuar për përmasat e flakëve dhe bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Sipas tyre, një mjet i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të përballuar situatën dhe për të frenuar përhapjen e zjarrit. Përballë kësaj situate, banorët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme me mjete të tjera zjarrfikëse, si dhe angazhim të mjeteve ajrore për të ndaluar avancimin e flakëve drejt banesave....
Burimi:
kohajone.com