Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve
Autoritetet shëndetësore në Frankfurt kanë zgjeruar monitorimin e mushkonjave në zonën e Aeroportit të Frankfurtit, pas disa rasteve të malaries, dy prej të cilave kanë përfunduar me vdekje. Në fokus janë mushkonjat e gjinisë Anopheles, të cilat dyshohet se mund të jenë transportuar në Gjermani përmes fluturimeve ajrore. Rastet e fundit, të identifikuara në lagjen Schwanheim, pranë aeroportit, kanë shkaktuar shqetësim tek banorët. Shërbimi Shëndetësor i Frankfurtit ka zgjeruar për këtë arsye programin e monitorimit të mushkonjave edhe në këtë zonë. Linja telefonike e ngritur nga autoritetet shëndetësore po përdoret intensivisht, me rreth pesë deri në dhjetë telefonata në orë. Shumica e pyetjeve lidhen me mënyrat e parandalimit dhe mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave. Në qershor dhe gusht, gjashtë punonjës të Aeroportit të Frankfurtit u...
Burimi:
javanews.al