Al-Nassr humbi 4-0 në Champions League, Ronaldo merr vendimin drastik? Ish-zëdhënësi i klubit zbulon gjithçka
16 Shtator 2026 18:18 Telesport Al-Nassr pësoi një humbje befasuese 4-0 ndaj Al-Ain, në javëne parë në fazën e grupeve në Champions League për Azinë. Saud Al-Sarami, gazetar saudit dhe ish-zëdhënës i Al-Nassr, menjëherë pas kësaj humbjeje, ka bërë më dije se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi saudit gjatë merkatos së janarit. “Cristiano nuk është më ai që ka qenë për Al-Nassr dhe besoj se do të largohet gjatë merkatos së dimrit”, tha ai gjatë një podkasti të transmetuar në “Al Arabiya Sports”. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e yllit portugez ose klubit saudit. Një gjë mund të thuhet me siguri që marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.
Burimi:
telesport.al