Akuzohet për trafik droge/ GJKKO lë në burg Bledar Çafin, në kërkim Endrit Dokle
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Bledar Çafin, i arrestuar gjatë ditës së djeshme në Shkodër. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Çafi akuzohet nga SPAK për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale. Arrestimi i 50-vjeçarit u krye në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit, në banesën e tij në Shkodër, në kuadër të operacionit “Muri i Lartë”. Masa e sigurisë “Arrest me burg” ishte caktuar nga GJKKO më 25 shtator 2026. Në kuadër të të njëjtit operacion, Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, zhvilluan kontrolle edhe në ambientet që...
Burimi:
ntv.al