Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberit
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “Balluku”. Mësohet se Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste. Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta. Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Burimi:
kohajone.com