Akuzohet për shkelje me tenderin 700 mijë €, SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin
benet beci TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Mësohet se në konkluzionet përfundimtare, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg për Becin të konvertohet në 4 vite shërbime prove. Nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë 4-vjeçare. Sipas hetimeve, Beci, në bashkëpunim me 6 vartësit e tij, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për kompaninë fituese të tenderit, “Consulting &...
Burimi:
zeri.ai