Akuzat për vendim politik ndaj ish krerëve të UÇK/ ULTIMATUM nga Brukseli

Akuzat për vendim politik ndaj ish krerëve të UÇK/ ULTIMATUM nga Brukseli

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në një reagim në rrjetin social “X”, Kos e cilësoi Gjykatën Speciale si një organ gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm dhe theksoi se vendimet e saj duhet të respektohen. “Gjykata Speciale e Kosovës është një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen, ndërsa të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë”, shkroi ajo. Komisionerja evropiane theksoi se procesi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, duke përfshirë komunitetet e ndryshme në Kosovë. Kos u bëri gjithashtu thirrje aktorëve politikë dhe shoqërorë në rajon që...