Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar lidhur me disa postime të publikuara online mbi kushtet e akomodimit të sportistëve, që marrin pjesë në kampionatin EUSACombat – Tirana 2026. Në reagimin e tij, Gonxhja i ka cilësuar pretendimet si të pasakta, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë situatën reale dhe krijojnë një panoramë të shtrembëruar të organizimit të aktivitetit. Kampionati po zhvillohet në Tiranë nga 7 deri më 17 shtator, me pjesëmarrjen e mbi 1,600 sportistëve dhe shoqëruesve universitarë nga rreth 400 universitete të 38 vendeve europiane. Garat zhvillohen në disiplinat e taekwondos, karatesë, xhudos dhe kickboxingut. Sipas ministrit, organizimi i aktivitetit i takon tërësisht Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, e cila ka kërkuar mbështetje financiare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, të ofruar në shkurt...