Akuzat e reja ndaj ish-zv.kryeministres, Rama: “Aty as unë dhe askush tjetër nuk e mbron, aty ajo mbron veten e vet”
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila vijon të jetë nën hetim nga SPAK. Në podcastin “Flasim”, Rama deklaroi se Balluku tashmë ka një çështje me drejtësinë dhe se përballë saj duhet të mbrohet vetë. Deklarata vjen në një moment kur hetimi ndaj Ballukut është zgjeruar dhe pozita e saj politike ka ndryshuar. Në mars, mazhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e saj me 82 vota. Ndërkohë, Balluku nuk mban më post qeveritar, por vijon të jetë deputete dhe të hetohet në gjendje të lirë. Gjatë muajve të fundit, SPAK ka bërë të ditur identifikimin e pasurive që dyshohet se lidhen me Ballukun. Fillimisht u raportua për një vilë në Palasë, e cila dyshohet se...
Burimi:
kohajone.com