Akuzat e reja/ Agasi paguante për të marrë informacionet e SHISH, iu nisi 950 mijë € vëllezërve të Vlora Hysenit

Akuzat e reja/ Agasi paguante për të marrë informacionet e SHISH, iu nisi 950 mijë € vëllezërve të Vlora Hysenit

Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e SPAK, pasi regjistroi akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cla ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen e parë kundër Vlora Hysenit, e cila lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Hyseni dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani. Hetimi nisi pasi në zyrën e biznesmenit Ergys Agasi 'EATABACCO', u gjet një fletë formati më shënim dore, ku shkruahej shifra 119.162.400 lekë, rreth 1.2 mln euro. Kjo shifër rezultoi identike me transfertën drejt “Enklo Counstruction”, një kompani që nuk ka...