Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave
Administratori i “Eco-alb SHA”, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln lekë të vjetra, seritë e të cilave ishin regjistruar më parë nga SPAK, u kërkuan dhe pranuan nga zyrtari i inceneratorit të Elbasanit në këmbim të mos veprimit nga ana e tij në lidhje me një procedure ligjore. Hetimet 4 ditore nisën pas një referimi nga byroja kombëtare e hetimit, e cila po verifikon edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta me operatorët ekonomikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa aparate celulari dhe praktika dokumentare. Leli Kaja mban detyrën e administratorit të “Eco-alb SHA” prej tetorit të vitit 2022 ndërsa të enjten ai pritet të dalë para gjykatës së posaçme për caktimin e masës së sigurisë. Mbetet për tu...
Burimi:
javanews.al