AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…
Të gjithë lavazhet në vend kanë afat deri më 31 tetori për ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm në aktivitetin e tyre. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime thotë se është i ndaluar përdorimi i ujit të pijshëm për këtë aktivitet, ndaj ju bën thirrje këtyre subjekteve që të sigurojnë një burim alternativ furnizimi. “Thirrja jonë është e qartë: Mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, tha Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka. Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. “Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër...
Burimi:
javanews.al