Zvërneci/ Reagimi i Tsipras, i përgjigjet Rama: Ti, si do kishe vepruar?

Zvërneci/ Reagimi i Tsipras, i përgjigjet Rama: Ti, si do kishe vepruar?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” duke iu drejtuar ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras në lidhje me ngjarjen e Zvërnecit, e cila është bërë pjesë e debatit publik edhe në nivel ndërkombëtar. Në mesazhin e tij, Rama e cilëson incidentin si të izoluar dhe të keqinterpretuar në disa deklarata politike, duke theksuar se ai nuk lidhet me çështje të të drejtave të pakicave apo të pronësisë, por me një situatë konkrete që është trajtuar nga institucionet shqiptare. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare thekson se çdo interpretim që e shndërron ngjarjen në një konflikt më të gjerë politik apo etnik është i gabuar dhe i papërgjegjshëm, duke nënvizuar se faktet duhet të përcaktohen nga institucionet kompetente dhe jo nga deklaratat politike. Rama...