Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se qeveria ka shitur tokë publike në favor të kompanisë së lidhur me Jared Kushner për projektin turistik në Zvërnec dhe Sazan. Në podcastin “Flasim”, Rama u ndal tek intervista e tij për Deutsche Welle gjatë vizitës në Gjermani, ku tha se u përball me pyetjen: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”. “Kjo gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje. Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje...