“Zvarritja tregon se po përdor taktika”/ Alizoti: Rama nuk do ia heqë imunitetin Ballukut

“Zvarritja tregon se po përdor taktika”/ Alizoti: Rama nuk do ia heqë imunitetin Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka komentuar zhvillimet politike lidhur me çështjen nëse Belinda Balluku do të vijojë të mbajë mandatin e deputetes. Sipas Alizotit, Balluku ka pushtet të madh brenda Partisë Socialiste dhe kjo, sipas tij, është arsyeja pse kryeministri Edi Rama po tregohet i rezervuar për të ndërmarrë një hap të tillë. “Mendoj që kjo luftë e gjatë për ta mbajtur tregon se ajo është shumë e fuqishme në këtë parti dhe në qeverinë që ndërtoi”, u shpreh ai. Alizoti tha se Rama ka deklaruar shpesh se çdo person që ka abuzuar me emrin e tij duhet të mbajë përgjegjësi individuale, por sipas tij kjo tezë në rastin Balluku është zhdukur. “Një individ si kryeministri Rama, i cili është i pamëshirshëm për...