Zv/ministrja Fino në Mynih: Zgjerimi i BE, domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie

Zv/ministrja Fino në Mynih: Zgjerimi i BE, domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie

Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Open Door or Open End? Delivering on EU Enlargement” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani. Në tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Ajo thotë se në këtë tryezë u rikonfirmua se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie. ”Shqipëria vijon të prodhojë rezultate pozitive përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), reformave të qëndrueshme, angazhimit të qartë strategjik ndaj projektit europian si dhe kontribut konkret në bashkëpunimin rajonal”, theksoi Fino. Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih Fino zhvilloi dje edhe një takim konstruktiv me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të...