Zv/kryeministrja Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e parkut eolik 600 MW në Tropojë

Zv/kryeministrja Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e parkut eolik 600 MW në Tropojë

Kompania amerikane CWP do të ndërtojë të parin park eolik në Shqipëri. Ky investim do të zhvillohet në zonën e Tropojës dhe do të ketë një kapacitet prej 600 MW. Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarës me punë të ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i dorëzoi CEO-s së kompanisë CWP për Europën, certifikimin për këtë projekt të rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar. Ky investim shënon një hap të rëndësishëm jo vetëm për rritjen e kapaciteteve prodhuese, por edhe drejt diversifikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Një prioritet i Qeverisë Shqiptare për të ngritur një model të balancuar energjetik. Ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë...