‘Zoti i Drogës’, Elvis Demçe vihet nën regjimin 41-biss: rasti i parë për narkotrafikantët shqiptarë në Romë

‘Zoti i Drogës’, Elvis Demçe vihet nën regjimin 41-biss: rasti i parë për narkotrafikantët shqiptarë në Romë

Elvis Demce ITALI- Për herë të parë në Romë, autoritetet italiane kanë vendosur regjimin 41-bis, të njohur si “burgu i ashpër”, kryesisht për të dënuar për mafie e terrorizëm, ndaj një eksponenti të narkotrafikut shqiptar. Bëhet fjalë për Elvis Demçe i konsideruar nga hetuesit italianë si një element me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vendimi për vendosjen e 41-bis është marrë pak ditë para Krishtlindjeve, pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Prokurorisë së Romës dhe nga karabinierët e Njësisë Hetimore. Ky është rasti i parë i këtij lloji i aplikuar ndaj një eksponenti të grupeve të narkotrafikantëve shqiptarë Demçe i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”. Shqiptari i lidhur në...