Zjarri tek tregu i “5 Majit”, policia nxjerr ekspertizën: Aksident elektrik
Policia e Tiranës ka dalë për herë të parë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që shkrumboi tregun e ish-Uzinës së Dinamos. Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike. “Më datë 08.01.2026, në rrugën ‘Ferit Xhajko’, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu ‘Uzina Dinamo’, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme në mallra dhe materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe materialet u referuan për hetime të mëtejshme,” njofton Policia. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht shkakun e zjarrit dhe vlerën e dëmeve materiale.
Burimi:
gijotina.com