Zjarri te “5 Maji”/ Tregtarja e revoltuar: Policia bënte sehir, ndërsa zjarrfikësit ishin pa mjete

Zjarri te “5 Maji”/ Tregtarja e revoltuar: Policia bënte sehir, ndërsa zjarrfikësit ishin pa mjete

Një nga tregatret e prekura nga zjarri i madh që përfshiu tregun te “5 Maji” mbrëmjen e kaluar, ka reaguar me tone të ashpra për policinë dhe forcat zjarrfikëse. Për mediat, ajo thotë se është një ndër tregtarët që ka pësuar më shumë dëmtime dhe se zjarrfikësit nuk kishin mjetet e duhura për të bërë të mundur shuarjen e shpejtë të zjarrit. Ajo tha se disa kapanone mund të ishin shpëtuar, ndërsa shtoi se policia “bënte sehir” dhe se i mbante ata sikur të ishin kriminelë. “Zjarrfikësit jashtë standardit, ne do të hyjmë në Evropë me zjarrfikëse të viteve ‘80 dhe ‘90. Nuk e di se çfarë aparaturash marrin këto emergjencat për të shuar zjarrin. Shumë dëme. Jam një nga më të dëmtuarat. Këto kapanone...