Zjarri përfshin masivin pyjor në Kukës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme

Zjarri përfshin masivin pyjor në Kukës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të konsiderueshme

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës. Në vendngjarje ndodhen 8 punonjës të Drejtorisë Bashkiake të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, si dhe një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis. Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të qarkut të Kukësit. Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa Shërbimi Zjarrëfikës i Bashkise Kukes vijojn punën në terren të...