Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vihet nën kontroll pas disa orësh, digjen rreth 10 hektarë me ullinj!

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vihet nën kontroll pas disa orësh, digjen rreth 10 hektarë me ullinj!

Pas një operacioni intensiv disaorësh, zjarri që përfshiu zonën e Drenovës në Mallakastër është neutralizuar, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe varrezave të zonës. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki, të cilët u ndihmuan edhe nga banorë të zonës. Sipas përllogaritjeve paraprake, nga zjarri janë përshkuar rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e terrenit për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë në zonë.